Ardjan Nikulaj, një biznesmen dhe eksponent politik është qëlluar për vdekje brenda lokalit të tij në pedonalen e Shëngjinit.
Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të çojnë në kapjen e autorëve si dhe ka ngritur kontrolle në gjithë zonën.
Burime konfirmojnë për Infowebtv se personi që ka qëlluar 2 herë mbi Nikulajn ka pasur të veshur një jelek fosforishent.