Viktima duke pirë kafe, ja momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin/ (FOTO)

0

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhu në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, e cila është në pronësi të viktimës.

Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur autori i krimit, i veshur me skafandër me jelek fosforeshent si i policisë, i ka drejtuar pistoletën 50-vjeçarit i cili qëndron i ulur në një nga tavolinat e lokalit në pronësi të tij.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu