21-vjeçari, Jack Teixeira i cili po përballet me akuza penale për nxjerrjen e të dhënave top-sekret të inteligjencës ushtarake në internet, do të mbetet në paraburgim për momentin, sipas dosjeve gjyqësore.
Teixeira akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane.
Mbetet për t’u parë nëse Teixeira do të zgjedhë të kundërshtojë kërkesën e qeverisë për ndalimin apo jo.
21-vjeçari u arrestua të enjten e javës së kaluar nga FBI në Massachusetts.