I riu shqiptar humbi në aksident në Itali, shokët e klasës mbajnë 1 minutë heshtje dhe shprehin ngushëllimet

0

19-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik midis Rovato dhe Coccaglio, në provincën e Breshias është Adenajd Hoxha. I riu po udhëtonte me një “Ford Focus” kur një kamion i doli përballë papritur dhe në tentativë për ta shmangur u përplas me murin anës rrugës. Shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje dhe përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.

Hoxha jetonte prej disa vitesh në Itali me familjen e tij. Këtë vit ai do të përfundonte shkollën e mesme teknike në Rovato dhe më pas donte të vazhdonte studimet në universitet. Sot gjimnazi Lorenzo Gigli në Rovato ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të 19-vjeçarit shqiptar. Shokët e tij kanë bërë edhe homazhe për shqiptarin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu