Rrëzohet dhe humbet jetën në pistë gjatë garës me kuaj

0

AUSTRALI – Xhokej, sportisti i garave me kuaj, Den Holland, ka humbur jetën në një garë në Australi.

Në pistën “Donald Racecourse”, ai u rrëzua nga kali dhe për fat të keq nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. 34-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, teksa megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk mundi të shpëtojë.

Në këtë aksident të rrëzimit që duket edhe në videon më poshtë, u përfshi edhe një tjetër garues, Alan Kelly, bën me dije Daily Mail.

Viktima Den Holland njihej si një ndër sportistët më të mirë në garat me kuaj, teksa shpeshherë kishte fituar edhe disa trofe. Prind i katër fëmijëve, Holland ishte pretendenti kryesor për trofeun, teksa gara rezultoi e fundit për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu