Detaje të reja nga zbulimi i autorëve të biznesmenit/ E dashura e Edmond Haxhisë tregoi për ekzekutimin e Nikulajt

0

Të tjera detaje në lidhje me zbardhjen e vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Mësohet se ka qenë e dashura e organizatorit, Edmond Haxhisë, e cila ka treguar të gjithë ngjarjen.

Mësohet se ajo ka rrëfyer të gjitha takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasësve dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Po ashtu janë edhe disa kamera sigurie që kane filmuar Edmond Haxhinë me grupin e vrasësve.

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim, Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Ndërkohë autoritetet shqiptarë kanë dërguar letër porosi dhe janë në pritje të marrjes së informacioneve dhe më pas në kapjen dhe ekstradimin e tyre në Shqipëri.LEVIZJET E AUTOREVE

Autori i dyshuar i vrasjes, portugezi Ruben Saraiva ka hyrë në Shqipëri më date 11 shkurt 2023 dhe është larguar ne mbrëmjen e 19 prillit 2023.

Për me shume se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për te njohur zonën.

Steven Hunt ne orën 18:00 të pasdites se 19 prillit ka prerë një bilete me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po ate mbrëmje.

Ndërsa Edmond Haxhia, shqiptari që dyshohet se organizoi të gjithë vrasjen, një ditë pas ngjarjes më 20 prilli u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu