VIDEO/ Merr flakë rezervuari i karburantit në Krime

0

Një rezervuar karburanti ka marrë flakë në Sevastopol, një port i rëndësishëm i gadishullit të Krimesë. Dyshohet se shkak është bërë një sulm me dron ukrainas në orët e para të mëngjesit, sipas guvernatorit të rajonit, Mikhail Razvozaev.

“Një rezervuar karburanti është në zjarr. Sipas raporteve paraprake, flakët mund të jenë shkaktuar nga një sulm nga një UAV, tha Razvozaev, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Ai shtoi se një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë është përfshirë nga zjarri. Kievi ka shprehur vazhdimisht synimin e tij për të rimarrë gadishullin e Krimesë , të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu