Braktisi foshnjën 4 mujshe në automjet për të bërë pazar me shoqen, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare

0

Një 22-vjeçare është arrestuar në Selanik, Greqi pasi akuzohet për braktisjen e foshnjës

Mediat greke bëjnë me dije se e reja shqiptare ka lënë foshnjën 4 muajshe vetëm në automjet dhe ka shkuar të bënte pazar, ku së bashku me të është arrestuar dhe një 27-vjeçare e cila e shoqëronte atë.

Dy vajzat e kishin lënë vetëm foshnjën në makinë dhe ishin larguar për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaia, ku dhe u denoncuan nga kalimtar i cili kishte vërejtur ngjarjen.

Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur dhe me dritare gjysmë të hapura. Ndaj dy vajzave rëndon akuza e ekspozimit të të miturit para rrezikut.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu