Festa kthehet në tragjedi! Ndërron jetë tifozi 26-vjeçar i Napolit, plagosen qindra të tjerë

0

Festa për fitimin e titullit kampion, që popullit napolitan i mungonte prej vitit 1990, është kthyer në tragjedi.

Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pas një goditjeje me armë zjarri gjatë festimeve të çmendura.

La Repubblica a raporton se i riu u plagos dhe u transportua menjëherë në spital. Por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve.

Ndërkohë, La Stampa shkruan se rreth 200 tifozë të Napolit janë plagosur gjatë festimeve të fitimit të Serie A.

Barazimi 1-1 në Friuli përballë Udineses, solli zyrtarizimin e skuadrës së Spallettit kampione Italie pesë javë përpara mbylljes së sezonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu