Për herë të parë në shtatë dekada/ Britania drejtohet nga një monark i ri, kryhet zyrtarisht kurorëzimi

0

Për herë të parë në shtatë dekada, një monark i ri britanik është kurorëzuar zyrtarisht.

Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby i vendosi kurorën e Shën Eduardit mbi kokë Charles III-të, pjesa më e rëndësishme e shërbimit të kurorëzimit.

Pasi kurorëzoi Mbretin, Welby tha, “Zoti e ruaj mbretin”, raporton cnn.

Gjithashtu janë dëgjuar ushtimat e topave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar këtë moment.

Më e madhja, një përshëndetje me 62 raunde, ndodhi nga Kulla e Londrës.

Këmbanat e Westminster Abbey po bien për të festuar momentin historik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu