“Ti premtove se do t’i hiqje rrobat. Presim që ta përmbushësh këtë premtim”, është vetëm një nga një sërë mesazhesh, që ka marrë bukuroshja italiane Raffaella Fico.
ITALI – “Do të zhvishem lakuriq nëse Napoli fiton Scudetton këtë sezon!” Këto ishin fjalët e Raffaella Fico (35), një bukuroshe italiane, e cila ka një vajzë në një lidhje me Mario Balotellin dhe gjithashtu ka pasur lidhje me Cristiano Ronaldon.
Disa nga tifozët e Napolit nuk i kanë harruar fjalët e bukuroshes! Me një barazim në Udinese, napolitanët fituan Scudetton për herë të tretë në histori dhe Raffaella Fico u mbyt nga mijëra mesazhe.
“Ti premtove se do t’i hiqje rrobat. Presim që ta përmbushësh këtë premtim”, është vetëm një nga një sërë mesazhesh që ka marrë italiania tërheqëse. Raffaella ende nuk është ndjerë, por tifozët e Napolit shpresojnë se ajo do ta përmbushë premtimin e saj…