E njohu online, 40-vjeçari përdhunon të miturën 14-vjeçare

0

Një rast i rëndë i abuzimit seksual të një të miture është raportuar në Itali.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Ankona. Një 40-vjeçar banues në Kremones është vënë në pranga me akuzën e prodhimit të pornografisë së fëmijëve dhe akteve seksuale me një vajzë 14-vjeçare.

Denoncimi është bërë nga prindërit e të miturës. Burri e kishte takuar të renë në një bisedë virtuale verën e kaluar. Ai i ka dërguar disa video pornografike dhe më pas e ka takuar.

TRONDITËSE/ Mjeku i këput kokën foshnjës gjatë operacionit të lindjes
Të dy do të ishin takuar pesë herë në Ankona, përpara se prindërit të raportonin gjithçka në polici.

Pas rindërtimit të fakteve dhe marrjes së masës së sigurimit, më 21 prill policët e Ankonës dhe Kremones, të koordinuar nga Prokuroria Publike e Ankonës, shkuan në shtëpinë e të dyshuarit për të kryer masën dhe kontrollin e shtëpisë. Megjithatë, policia nuk e gjeti të dyshuarin, i cili më vonë u gjet dhe u arrestua në Forlì.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu