Katër ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim mesash: Ka raportime për shit-blerje votash, autoritetet të bëjnë detyrën!

0

Kur na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja Yuri Kim ka dhënë mesazhin e saj për qytetarët shqiptarë, por edhe për partitë politike.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, Yuri Kim tha se ka raportime për shit-blerje votash dhe për këtë autoritetet duhet të bëjnë detyrën e tyre.

“Nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti duhet të ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.

Pyetje: Keni një mesazh për votuesit shqiptarë?

Yuri Kim: Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar duhet të votojnë. Kemi parë raportime për blerje votash dhe shitje votash. Shpresojmë që autoritetet ligjzbatuese do bëjnë detyrën e tyre dhe nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti duhet të ndërmarrë veprime.

Këto deklarata, diplomatja Kim i bëri pas konferencës për 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu