VIDEO/ Përplasi për vdekje dy persona, studentja amerikane qesh dhe kërcen pas aksidentit fatal

0

Një video e publikuar në internet ka shkaktuar ndjenja të zemërimit, neverie dhe trishtimi. Videoja tregon reagimin e një studenteje të dehur në Illinois, pak pasi përplasi dhe shkaktoi vdekjen e dy personave me makinën e saj.

Videoja është postuar në fillim të muajit nga kanali YouTube “Network Law and Crime” dhe është filmuar nga kamera e trupit të një prej policëve që arrestoi Stephanie Melgoza pas aksidentit fatal që ndodhi më 10 prill 2022.

Në videon e qartë, Stephanie Melgoza, e cila duket shumë e dehur, nënshtrohet testit të alkoolit dhe kontrolleve të tjera. Ajo shfaqet në disa momente duke qeshur. Si pasojë e aksidentit fatal, humbën jetën 43-vjeçarja Andrea Rosevicz dhe 55-vjeçari Paul Proëant jashtë një lokali në East Peoria.

Sipas mediave, Melgoza kaloi disa minuta duke kënduar dhe kërcyer përpara ekzamineve përkatëse. Më pas, ajo shfaqet duke pyetur oficerin e policisë se kur mund ta marrë makinën e saj në mënyrë që të shkojë në klasë të nesërmen.

Videoja u bë virale në TikTok, ku shumica e komentuesve shprehen të zemëruar nga qëndrimi i saj. Mirëpo, ka pasur edhe disa që e kanë justifikuar, duke supozuar se ajo mund të ishte në gjendje të shokuar nga aksidenti.

Stephanie Melgoza u dënua pak javë më parë me 14 vite burg, pasi u deklarua fajtore. Në seancën e dënimit, ajo me lot shprehu pendimin për veprimet e saj dhe u zotua se nuk do të pinte më alkool.

Motra e 43-vjeçarit Andrea Rosevic kërkoi nga gjyqtari dënimin maksimal prej 28 vitesh për vajzën, por kërkesa e saj nuk u miratua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu