“400 mijë lekë për 8 vota”- Zbardhen detaje si u arrestua Fredi Beleri. Një person i infiltruar mori paratë dhe…

0

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie, Fredi Beleri. Mësohet se hetimi për të ka nisur që në datën 8 maj.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, shtetasi Pandeli Kokaveshi është filmuar duke dhënë 400 mijë lekë për 8 vota.

Personi që ka marrë paratë ka qenë i infiltruar nga policia dhe prokuroria. Sipas burimeve, në përgjime dhe vëzhgime del edhe vetë Beleri.

Po kështu mësohet se personi që ka marrë paratë nuk është ndaluar sepse ka qenë i autorizuar nga policia dhe prokuroria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu