3 shtetas janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Vlorë. 36-vjeçari me inicialet S.B pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Një 54-vjeçar me inicialet V.Xh banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu shtetasi me inicialet V.K pasi u konstatua nga shërbimet, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë: DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 36 vjeç, pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 61 vjeç, banues në fshatin Nivicë, pasi u konstatua nga shërbimet, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.