Arrestimi i Fredi Belerit/ “Akt stalinist i Ramës”, Berisha: Urdhëroi mbajtjen në burg të kandidatit të “BF” për interesat e tij mafioze

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lënien në burg të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, duke e cilësuar këtë si një akt stalinist të Edi Ramës.

Sipas tij Rama ka urdhëruar mbajtjen në burg të Belerit për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.

Berisha vijoi duke u bërë thirrje banorëve të Himarës që të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu