KOSOVË- Një aksident i trefishtë është shënuar pasditen e sotme në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli.
Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendase dhe një makine po ashtu me targa vendase. Të plagosur kanë mbetur 30 persona.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime”, është shprehur Krasniqi.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.