Përplasje dhe në Korçë, në video shihet Edmond Spaho që tërheq nga krahu një person

0

Tjetër incident është shënuar në një nga qendrat e votimit në qytetin e Korçës.

Infoweb Media ka siguruar videon e momentit, ku shihet deputeti demokrat Edmond Spaho që tërheq nga krahu një person tjetër. Denoncimi për këtë rast është bërë nga Gëzim Topçiu i Partisë Socialiste.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur, pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.

Rreth një orë më parë, incidente janë shënuar në Spitallë dhe në Fushë-Krujë, të cilat kanë ndërprerë për disa minuta dhe procesin e votimit.

Më poshtë videoja nga incidenti:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu