Aksident tragjik/ Humb jetën 13-vjeçari, 3 të plagosur rëndë, dy prej të cilëve të mitur

0

Një trembëdhjetë vjeçar vdiq dhe tre persona të tjerë u plagosën rëndë pas një aksidenti rrugor Salerno në Itali.

Adoleshenti është hedhur nga makina dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gruaja që ishte në timon, një djalë 16-vjeçar dhe një djalë 7-vjeçar kanë mbetur të plagosur rëndë.

Një tjetër person në automjet ka mbetur i plagosur lehtë.

Makina, ndërsa po shkonte drejt veriut, është përplasur fillimisht me bordurat anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

Në aksident nuk ka pasur automjete të tjera të përfshira

Tre të plagosurit më rëndë janë shtruar në kushte kritike mes spitaleve “Fucito” në Mercato San Severino dhe “Ruggi” në Salerno.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu