REZULTATET/ Qarku Tiranë, Erion Veliaj kryeson me rreth 50 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi

0

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 830 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj thellon gjithmonë e më shumë rezultatin dhe drejt fitores i sigurt me 54.30% (137.886 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.94% (86.829), me mbi 50 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.8% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.74%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.95%.

Edhe në Bashkinë Kavajë vijon procesi i numërimit. Në rezultatin e 60 kutive nga 92, Redjan Krali i PS tashmë nuk e mban vendin e parë pasi ka kaluar në avantazh Fisnik Qosja i BF me 51.52% të votave. Diferenca është e ngushtë, Krali ka 48.48%.

Në Bashkinë Rrogozhinë ka përfunduar numërimi dhe kryeson Edison Memolla me 50.11% dhe kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.89%. Diferenca është e ngushtë me vetëm 23 vota.

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.

Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu