LAJM I FUNDIT/ Identifikohen personat e përfshirë në konflikt me armë në Peqin/ EMRAT

0

PEQIN- Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Diell Çela 55-vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin Sokol Dehima.

Shtetasin Diell Çela ka qenë kreu i PD në Peqin në vitin 2016, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Sokol Dehima.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu