Shkoi për punë në Greqi/ Familjarët e raportuan si të zhdukur, shqiptari gjendet i mbytur në det

0

Një 53-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në ishullin Kos të Greqisë, rreth një muaj pasi u deklarua i zhdukur nga familjarët.

Mediat greke bëjnë me dije se familjarët kanë konfirmuar që trupi i pajetë i gjetur në zonën detare të Siros, i përket 53-vjeçarit shqiptar, Shkëlqim Hysi.

Mësohet se roja bregdetare e ka gjetur trupin në fazën e dekompozimit dhe me ndihmën e zhytësve ka bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Familjarët që kishin shpallur të zhdukur 53-vjeçarin, konfirmuan identitetin pasi u morën në pyetje nga autoritetet greke.

Hetimet dhe autopsia pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu