Presidentja e Hungarisë vizitë zyrtare në Shqipëri

0

TIRANË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në datat 1 dhe 2 qershor 2023. Në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidentja e Hungarisë do të pritet në Institucionin e Presidentit të Republikës, me nderimet e rastit, më 1 qershor 2023, ora 10:00, për të vijuar më pas me një takim kokë më kokë midis dy presidentëve, një takim të zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare. Më pas, vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA:

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në datat 1 dhe 2 qershor 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidentja e Hungarisë, Sh.S.Znj. Katalin Novák. Në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vedeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Presidentja e Hungarisë do të pritet në Institucionin e Presidentit të Republikës, me nderimet e rastit, më 1 qershor 2023, ora 10:00, për të vijuar më pas me një takim kokë më kokë midis dy presidentëve, një takim të zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare, si dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu