Igli Tare i jep fund me Lazion pas rreth dy dekadave si drejtues në postin e drejtorit sportiv të Lazios.
Ish-sulmuesi shqiptar që ka punuar ngushtësisht me presidentin Claudio Lotito ka nbyllur edhe zyrtarisht kapitullin më të rëndësishëm të karrierës së tij si drejtues.
Ka qenë një rrugëtim i intensiv me gëzime dhe dështime e trofe. Nuk do të rresht së falënderuari asnjëherë presidentin Lotito që më dha mundësinë të bëja këtë detyrë dhe tifozët bardhekaltër që më kanë hyrë në zemër, klubin, stafin dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këtë rrugëtim të suksesshëm.
Kjo ishte një mundësi shumë e madhe që m’u dha fillimisht si lojtar e më pas si drejtor. Nuk do të harroj asnjëherë çdo moment me shpresën që të gjithë ju të vazhdoni me të njëjtin pasion që kam pasur unë për këtë detyrë. Gjithmonë Forza Lazio”.