BE luftë me Twitter, rrjeti social braktis kodin e sjelljes kundër dezinformimit

0

Komisioni Evropian ka akuzuar hapur Twitter se ka zgjedhur përballjen duke mos respektuar kodin vullnetar të sjelljes të BE-së kundër dezinformimit online.

Kodi vullnetar, i publikuar në 2018-n, aktualisht përfshin 44 platforma online, me Twitter që është kompania më e madhe dhe e vetme që nuk e ka respektuar. Për Komisionin, ky është një vendim i gabuar.

“Ne besojmë se ky është një gabim. Se Twitter ka zgjedhur përplasjen. Kjo u vu në dukje në Komision. Unë e di që kodi ynë është vullnetar, por mos bëni gabim, duke braktisur kodin, Twitter ka tërhequr shumë vëmendje dhe veprimet e tij dhe përputhja e tyre me ligjet e BE-së do të kontrollohet në mënyrë të rreptë dhe urgjentisht”, tha Vera Jourova, zv.presidente e Komisionit Evropian.

Nëntorin e kaluar, miliarderi ELon Musk përfundoi blerjen e rrjetit social, duke ndërmarrë reforma të mëdha, përfshirë daljen nga kodi evropian i sjelljes, që nuk është i detyrueshëm.

Kjo do të thotë se për momentin Twitter nuk do të jetë pjesë e një sistemi vullnetar për gjenerimin e përmbajtjeve të inteligjencës artificiale që Komisioni njoftoi të hënën.

Synimi është të ndihmojë përdoruesit online të identifikojnë atë që bëhet përmes Inteligjencës Artificiale, me qëllim luftimin e dezinformimit.

“E kam thënë disa herë, që ne e kemi për detyrë mbrojtjen e lirisë së shprehjes, por kur bëhet fjalë për produktet e Inteligjencës Artificiale, nuk besoj se kompjuterët mund të kenë liri shprehjeje”, u shpreh Vera Jourova, zv.presidente e Komisionit Evropian.

komisioni kërkon të ketë një sistem etiketimi të Inteligjencës Artificiale, që të vihet në punë sa më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu