GJERMANI – Kombëtarja shqiptare e minifutbollit eliminohet nga Kupa e Botës, që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë, në raundin e 1/16-ave.
“Kuqezinjtë” u eliminuan nga Botërori i minifutbollit pas humbjes 3-1 ndaj Ukrainës. Ukraina mori avantazhin në minutën e 7’ me Andrey, ndërsa në minutën e 12’ Denys dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.
Shqipëria tentoi në disa raste që të reagonte dhe ia doli të mgushtonte rezultatin në minutën e 32’ me Kacën.
Megjithatë në minutën e 40’ Denys realizoi golin e tretë për Ukrainën, duke vulosur rezultatin e kësaj sfide.