Një anë e konviktit të studentëve të mjekësisë në Tiranë është mbuluar me një mural të Leo Messit.
Kjo është vepër e piktorit argjentinas Maximiliano Bagnasco, i cili po merr pjesë në “Tirana MuralFest 2023” dhe vendosi që të pikturonte idhullin e tij dhe një nga futbollistët më të dashur në botë.
Në muralin me përmasa 25×10 metra, Messi shihet me fanellën e Argjentinës, duke buzëqeshur.
Piktori Bagnasco ka bërë muralin e Diego Maradonës në Napoli, Majemi dhe disa vende të tjera të botës.