Olta Gixhari pjesë e “Kepi i VIP-ave”? Zbulohet e vërteta!

0

Olta Gixhari ka qenë një ndër personazhet më të përfolur të “BBV2” dhe vazhdon të jetë akoma. Së fundmi Olta ka udhëtuar drejt Turqisë dhe të gjithë menduam se do të jetë pjesë e “Kepi i VIP-ave”, por jo. Aktorja po shijon pushimet me familjen e saj dhe këtë na e ka treguar me postimet e saj në Instagram.

Në këtë sezon të “Kepi i Vip-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Vetëm pak më parë është zbuluar edhe një tjetër personazh VIP, i cili do të jetë pjesë e këtij formati dhe ai është Gerti Koxhaj. Këtë na e ka treguar vetë ai duke postuar një foto me Keisi Medinin dhe Ronaldo Sharkën nga xhirimet në Turqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu