Ëndrra e dy vajzave të vogla në Babrru për të pasur një dhomë të tyren është ende e parealizuar. Nëna e tyre tregon se nuk ka mundësi tu sigurojë mjaftueshëm edhe bukën e gojës. Ajo apelon çdo kënd që ka mundësi që ta ndihmojnë.
Në këtë shtëpi ku muret janë të amortizuara jetojnë 4 antarët e familjes Driçi.
Pamundësia ekonomike e ka detyruar këtë familje të jetojnë në kushte mjaft të vështira ku shihet se mungojnë kushtet elementare të jetesës .
Çdo orendi përreth është e vjetër, ndërsa të ardhurat, janë shumë të pakta.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto problemet me shëndetin të kryefamiljaris e kanë vështirsuar më tepër gjëndjen e tyre financiare. Natasha, e zonja e shtëpisë tregon vështërsitë me të cilat përballet çdo ditë të jetës.
S’jam e aftë të punoj, rri vetëm në shtëpi me dy vajzat. Me zor jam duke i rritur. Nuk e di. Marr 5000 lekë, ku ti çosh më para, ujë e drita. Me zor ushqehem, nga pak nga nëna dhe babi im,” tha ajo.
Thotë se gjëndja ekonomike e vështirë shpesh herë i ka lënë vajzat dhe pa vaktin e darkës.
oranews