Shpërthen bombola e gazit, shpëtojnë familjarët

0

Një familje ka shpërtuar pa asnjë dëmtim, ndërsa në banesën e tyre ka shpërthyer një bombol gazi. Ngjarja ka ndodhur në katin e gjashtë të një pallati në Yzberisht, ndërsa nga pamjet duket që dëmtimet janë të mëdha.

Në vendngjarje duken forca të shumta të policisë dhe zjarrfikësja, të cilat po mundohen për shuarjen e flakëve.

Banorët në panik kanë dalë nga banesat e tyre, ndërsa të tronditur pyesin se çfarë ka ndodhur. Fatmirësisht familja është shëndoshë e mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu