Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK, që ka goditur një grup kriminal, që merrej me kontrabandën e mallrave dhe pastrimin e parave.
Në total janë lëshuar 12 urdhër-arreste. I përfshirë në këtë veprimtari është edhe ish-shoferi i ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, shtetasi Sokol Idrizaj. Ky i fundit është arrestuar bashkë me bashkëshorten e tij.
Idrizaj së bashku me gruan dyshohet se sillte sende të vjedhura nga jashtë vendit.
Mes të arrestuarve dhe 2 policë nga porti i Durrësit, ku dyshohet se janë futur këto sende kondrabandë, që kapin vlerën e mijëra eurove.
- Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.