Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi për emigrantët është duke u zhvilluar, në afërsi të Pylos, në ujërat ndërkombëtare, pas rrënimit të anijes me emigrantë. Tashmë janë rikuperuar 79 të vdekur, ndërkohë që shprehet frika se numri mund të rritet ndjeshëm. Në të njëjtën kohë, 104 persona janë shpëtuar.
Njëzet e gjashtë persona janë shtruar në spitalin e Kalamatës me lëndime të lehta ose hipotermi, të gjithë janë meshkuj, të rinj dhe të moshës së mesme, sipas ERT. Shtatëdhjetë e tetë persona ndodhen në ambientet e rojes bregdetare dhe nesër (15/6) do të transferohen në një strukturë mikpritëse në Malakasa.
Trupat e gjetur ndodhen në një mjet lundrues të marinës dhe pritet të dërgohen në Korint për ekspertizë mjeko-ligjore. Në Autoritetin Portual të Kalamatës për t’u marrë në pyetje janë dërguar edhe tre persona.
Sipas informacioneve, sinjali i dhënë rojes bregdetare në orën 03:00 të orëve të para të së mërkurës (14/6) ka të bëjë me afërsisht 600 persona.
Në të njëjtën kohë, mundësitë për gjetjen e të mbijetuarve po ngushtohen, pasi sipas të njëjtave informacione, shumica e pasagjerëve ndodheshin në bagazhin e anijes, e cila u mbyt në pjesën më të thellë të Mesdheut, rreth 5 km nën sipërfaqen e deti. Sipas të njëjtave informacione, të cilat vijnë nga dëshmitë e të mbijetuarve, në vaskën e anijes ndodheshin kryesisht gra dhe fëmijë.
Të njëjtat rrëfime thonë se anija, e cila ishte nisur nga Tobruku i Libisë, lundroi për pesë ditë.
Sipas burimeve të mediave greke, emigrantët që ndodheshin në anijen e peshkimit nuk dinin të notonin, ndërsa asnjë nga të shpëtuarit nuk kishte sjellë jelek shpëtimi.