Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 persona.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë.
Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.
Sakaq polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjn e shkaqeve të aksidentit.
Bulqizë/informacion paraprak
Në qytet të vjetër, Bulqizë, shtetasja S.D., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 2 automjete të tjera.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit I.Gj., S.Gj., dhe H.L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.