SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe. Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se ishin policët shqiptarë që kaluan vijën administrave dhe se këtë mund ta fatojnë imazhet satelitore. Po ashtu ai ka theksuar se ata janë një shtet serioz dhe se tre policët as nuk janë dhunuar e as keqtrajtuar.
“Ne jemi një vend serioz. Këta nuk u rrahën, as u keqtrajtuan, as u shpërfytyruan si njerëzit e arrestuar nga “policia” e Kurtit. Dinjiteti i tyre u ruajt në çdo mënyrë. Për të gjitha këto morëm përgjigjen se “I ka rrëmbyer Serbia”. Askush nuk iu afrua vijës administrative. Nuk e kemi problem që të gjithë të na tregojnë imazhet e tyre satelitore dhe të shohin gjithçka qartë. KFOR-i tashmë e di se ne nuk e kemi kaluar vijën administrative,” tha Vuçiç.