Akuzohen për grabitje, dy të mitur në pranga në Greqi, njëri shqiptar

0

Dy të mitur një shqiptar dhe një egjiptian kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen se kanë grabitur një 18 vjeçar në sheshin Sintagma.

Mediat greke shkruajnë 16 vjeçari egjiptian dhe 17 vjeçari shqiptar me kërcënim me thikë një 18-vjeçar, i cili ndodhej me një shokun e tij në të njëjtën moshë dhe menjëherë më pas i kanë marrë celularin.

Më pas dy të akuzuarit janë larguar duke e hedhur thikën në një vend aty pranë.

Efektivët e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm të cilët kanë shkuar në vendngjarje, pas kontrolleve, kanë arrestuar dy autorët e dyshuar .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu