Kishte mbushur ‘Audi Q7’ me kanabis, pranga të riut të shpallur në kërkim në Fier (EMRI)

0

Një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim për drogë, ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për shetasin Nehat Rizvani.

Mësohet se 32-vjeçari drejtonte automjetin “Audi Q7” që u ndalua nga shërbimet e Policisë, gjatë transportimit të 3 thasëve me 85 kg lëndë narkotike cannabis sativa, ngjarje e ndodhur më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, asokohe u arrestuan shtetasit me inicialet A. T. dhe V. R., përkatësisht pasagjer në këtë automjet dhe pronari i automjetit, si dhe u sekuestrua sasia e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu