Kapet me 4 thasë kokaine dhe mijëra euro cash, “bosi” shqiptar e pëson keq në Itali

0

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 4 thasë kokainë dhe mbi 4000 euro në banesë. Paratë dyshohen të kenë ardhur nga veprimtaria e paligjshme e tregtimit të lëndës narkotike.Ngjarja ka ndodhur më datë 13 qershor në Perugia.

Mediat e huaja shkruajnë se efektivët e policisë kishin vënë në shënjestër shqiptarin, pasi dyshonin se trafikonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik, shqiptarit i’u gjet 4 doza kokainë, mirëpo hetimi u shtri edhe në banesë, ku u gjetën 4 thasë me lëndë narkotike, të dyshuar si kokainë dhe 4620 euro cash.

Aktualisht 32-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu