PEKIN – Pas përfundimit të miqësores së Argjentinës me Australinë, një tifoz kinez ka “pushtuar” në fushë për t’u përqafuar idhullin e tij, Lionel Messin.
Kampionia e botës, Argjentina, mundi Australinë 2-0 në një miqësore në Pekin të Kinës dhe superylli i ‘Albicelestëve’, Lionel Messi shënoi golin më të shpejtë të karrierës së tij.
Një tifoz i ‘Pleshtit’ kapi sigurimin e stadiumit…në gjumë, hyri në fushë dhe bëri realitet ëndrrën e tij. Ai e përqafoi ‘MESSIN’. Të paktën derisa reagoi siguria.
A fan rushed onto the pitch to hug Messi during Argentina's match against Australia pic.twitter.com/7qWd7N1oqx
— Fútbol (@El_Futbolesque) June 15, 2023