Protestuesit serbë sulmojnë fizikisht gazetarët në Leposaviq, i thyejnë edhe kamerat

0

Vijon të jetë e tensionuar në Leposaviq, ku është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera.

Në pamjet e dërguara nga gazetarja Venera Xhoxhaj, shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.

Ndërkohë një grup protestuesish serbë kanë kaluar kordonin e KFOR dhe janë vendosur para godinës së komunës në Leposaviq.

Protesta ndodhi kur ministri Krasniqi hyri për të takuar kryetarin e komunës, Liburn Aliu, i cili prej ditësh qëndron i ngujuar brenda zyrës së tij.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu