Diskutimet mbi ngjarjen e bujshme ditës së djeshme ku kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, u filmua duke kryer akte seksuale në zyrë, kanë qenë të shumta.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur ngjarja, kurth në të cilin ra Gjici.
« Filmimi është bërë me një çantë. Çanta është pozicionuar kastile në atë pozicion për të kapur aktin. Pra, pjesën ballore të zyrës. Ky nuk ka qenë akti i parë, ka qenë akt i përsëritur, se dihej dhe vendi ku do ndodhte. Çanta ka një vrimë të vogël, që filmon me bateri.
Ky është prodhim Indian, me një çmim 350 euro. Këto çanta përdoren për këtë punë. Në momentin që mbaron akti mes tyre, gruaja çohet dhe shkon drejt çantës, çrregullohet çanta dhe pastaj e rregullon prapë në atë pozicion, pra ajo është në dijeni të plotë të asaj që po filmon », tha Karamuço në një emision televiziv.