Aksident me vdekje në Tiranë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Saukut.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person, i cili ka qenë duke drejtuar një motoçikletë ka përplasur për vdekje një shtetas i cili nuk është identifikuar ende.

Tashmë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

“Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu