SPANJË- Bella Montoya, 76 vjeç, e cila trokiti në arkivolin e saj gjatë funeralit, ka vdekur shtatë ditë më vonë nga një goditje në tru, shkruan The guardian. Montoya kaloi shtatë ditë në kujdes intensiv, por vdiq pasi pësoi një goditje në tru, tha ministria e shëndetësisë e Ekuadorit
Bella Montoya habiti familjarët e saj, pasi u zgjua dhe filloi të trokasë më 9 qershor pasi kaloi pesë orë brenda arkivolit të saj në një shtëpi funerali në Babahoyo. Ajo ishte nën mbikëqyrje pas incidentit të çuditshëm në qytetin Babahoyo, i cili nxiti një hetim qeveritar në spital.
Djali i saj Gilberto tha se ende nuk ka marrë ndonjë shpjegim mjekësor për atë që ndodhi nga autoritetet teksa paralajmëroi se do i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.