Dialogu shihet i largët! Vuçiç refuzon takimin me Kurtin në Bruksel, kërkon plotësimin e disa kushteve

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit se Serbia do të reagojë “nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga masakrat”.

Ai ka shtuar se pret që “kryetarët e rremë” të japin dorëheqje dhe njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Sipas tij, deri atëherë nuk dëshiron të takohet dhe të bisedojë me Kurtin.

“Vendimet do t’i marrim vetë, nuk do të konsultohemi me askënd. Nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt tjetër. Sa i përket dialogut, ai është krejtësisht i pakuptimtë”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka thënë se për shumë vjet “është përpjekur të ruajë paqen dhe stabilitetin” në çdo mënyrë.

“Vendi ynë ka dhënë gjithçka që të bëhet ashtu. Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo, këto janë fakte dhe të dhëna. Sado të mundohemi të jemi një partner serioz dhe i përgjegjshëm, jemi në rrugën evropiane, por asnjëherë nuk na kanë parë kështu. Nëse nuk vepronim në kërkesën e tyre pa kushte dhe pa diskutim, ne ishim fajtorë. E shihni edhe vet se nuk ka rrugëdalje, nuk e kemi më. Që nga fillimi i vitit asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur. Ka pasur “incidente të vogla” të të rinjve serbë dhe shqiptarë kur shqiptarët po kalonin urën në Mitrovicë”, ka pretenduar Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu