Regjistrimi në klasë të parë/Komuniteti rom dhe egjyptian në Elbasan ndjehet i diskriminuar

0

Teksa ka nisur procesi i  regjistrimeve të nxënësve në klasat e para, komuniteti rom e egjiptian në Elbasan u kërkon institucioneve arsimore të zbatojnë rregulloren e regjistrimeve për të mos rrezikuar segregimin e shkollave. Duke iu referuar eksperiencës së dy viteve të shkuara kur pati devijime të rregullores aktivisti Ervis Çota kërkon që institucionet të respektojnë derektivat e Ministrisë së Arsimit pasi në të kundërt shumë shkolla rrezikojnë tkurrjen.

Në katër shkolla 9-vjeçare në bashkinë e Elbasanit ka një numër të konsiderueshëm të nxënëse rom dhe egjiptian, kjo sipas këtij komuniteti ka bërë që shumica të mos i preferojë këto shkolla.

Prej dy vitesh regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta bëhen on line, përmes platformës e-Albania.

Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu