Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 35-vjeçari.
“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital”, sipas policisë.