Publikohet video e plotë nga seksi, tek tenderi për qentë, 13 minutat që “rrëzuan” Safet Gjicin

0

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e ostme videon e plotë të skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

Në video, tregohet se si vajza A.K për 13 minuta kryen aktin seksual me Gjicin dhe në fund siguron edhe projektin për kastrimin e qenve të Kukësit. Pasi i dha ‘ok’ për tenderin, Gjici kërkon nënkryetarin e Bashkisë, që të përfundojë procedurat.

Ditën e sotme, SPAK zbarkoi në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme. Sekuestrimet janë bërë në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar.

Pjesë nga biseda:

“Si e ke…?”, del VIDEO-ja tjetër e Safet Gjicit me vajzën: Çfarë u tha pas seksit në zyrë
Safet Gjici: Kjo merret me këto qentë e rrugës., Shikoja projektin dhe pastaj flasim si do e kalojmë si projekt në këshill për vendimmarrje. Kostot për një qenë. Ne mbledhim qentë i grumbullojmë këta i marrin i çojnë atje.

Punonjësi: Si veprojmë ne?

Alma K.: Lidhim një kontratë dhe bëjmë një preventiv sa qen mund të jenë për 6 muaj ose një vit. E supozojmë 50 ose 100. Kostoja për një qen në muaj shkon te 60 mijë lekë të vjetra. Flas me ushqim, veteriner të gjitha. Këtu kemi dhe niptin. Kontratën e qirasë së ambientit. Po përpiqem ta zgjerojmë sepse është vendi shumë i vogël dhe nuk e lejon.

Punonjësi: Sa është kosto se duhet me e kalu në këshill ne e ke parasysh…

Alma K.: Varet sa keni ju? Sa qen keni ju varet

FOTO/ “I fshin buzët vajzës pas aktit seksual!” Hap pas hapi: Çfarë ndodhi në zyrën e Safet Gjicit më 6 qershor
Punonjësi: Do më japësh një numër kontakti mua

Alma K.: Se i kam në makinë telefonat

Punonjësi: Do më sjellësh një draft marrëveshje

Alma K.: Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.

Punonjësi: Do shikojmë edhe mundësitë.

Alma K.: Ok se bashki e vogël është.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu