Gjykata e Elbasanit ka shpallur të paligjshëm arrestimin e avokatit Gëzim Kovaçi.
Avokati Kovaçi, u shoqërua nga policia në datën 24 maj 2023 nën akuzën e mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare.
Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, avokati i mori 4200 euro klientes së tij sipas së cilës familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin Gëzim Kovaçi, për të ndjekur në Gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.
Por në përfundim të gjykimit të çështjes këto pretendime kanë rënë.
Në tërësinë e dosjes rezulton se në këtë çështje mungojnë elementët e veprës penale. Madje ka edhe mjaft gabime proceduriale.
Vetë avokati Gëzim Kovaçi u shpreh se: ‘Nuk rezulton që kallëzuesja të jetë e përfaqësuar prej meje në asnjë gjykim civil e penal dhe as jam pajisur ndonjëherë me prokurë nga kjo shtetase’
Veprimet e pretenduara janë kryer në periudhën 2018-2021 dhe për rrjedhojë mungojnë elementët e flagrancës. Kjo sipas parashikimeve në nenin 252 të Kodit të Procedurës Penale’.
Gjykata ka konstatuar gjithashtu se kërkesa nga Prokuroria në Gjykatë për vlerësimin e arrestit në flagrancë është paraqitur jashtë afatit pasi momenti i dokumentuar i flagrancës është data 24.5.2023 ora 12 ndërkohë kërkesa në Gjykatë është paraqitur në datë 26.5.2023 ora 13.40 pra jashtë afatit 48 orësh brenda të cilit duhej paraqitur kërkesa për vlerësim arresti në Gjykatë.
Gjithashtu nuk është bërë asnjë ankim ndaj këtij vendimi të Gjykatës nga ana e organit të akuzës (Prokurorisë).
Nisur nga këto rrethana, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i Elton Frashëri, vendosi:
Konstantimin e humbjes së fuqisë së ‘arrestit në flagrancë’ të personit nën hetim Gëzim Kovaçi.
Vlerësim të paligjshëm të ‘arrestit në flagrancë’ për personin nën hetim Gëzim Kovaçi.
Moscaktimin e masave të të sigurimit personal të ndaj personit nën hetim Gëzim Kovaçi.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Gëzim Kovaçi nëse nuk është duke vuajtur dënim me burgim apo masë sigurimi ‘arrest me burg’ për efekt të një procedimi tjetër penal.
Ngarkohet Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Ja dhe vendimi i plotë i trupit gjykues: