Lajm i Fundit/Aksident i trefishtë pranë TEG-ut

0

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në mbikalimin e Saukut në Tiranë. Paraprakisht Infoweb Media mësohet se tre mjete janë përplasur mes tyre. Përplasja ka qënë e fortë ndaj mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta. Aktualisht nuk ka informacione për viktima por dyshohet për të plagosur.Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Në vijim priten të tjera detaje.

Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2023, rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu