GREQI- Ambasadorja greke në Beograd, Maria Levanti deklaron se qëndrimi i Athinës për çështjen e njohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar. Ajo shprehet se raportimet në media se Greqia mund ta njohë Kosovën, nuk janë të vërteta, raporton Danas.
Ajo gjithashtu ka thënë se një gjë e tillë është konfirmuar edhe në nivelin e lartë, duke përmendur vizitën e fundit të presidentes greke Katerina Sakelaropoulou në Serbi.